AFEA

Shoqata Shqiptare e Këmbimit Valutor (AFEA ) bashkon zyrat më të konsoliduara Shqiptare të këmbimit të Valutor.

BËHU ANËTAR


Çfarë është SHSHKV?

Shoqata Shqiptare e Këmbimit Valutor (AFEA ) përfaqëson interesat kolektive të pjesëmarrësve profesionistë të industrisë së këmbimit valutor me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes subjekteve që operojnë në fushën e këmbimit valutor si edhe me grupet e interesit të sektorit publik dhe privat, për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe në rritjen e standardeve në këtë fushë për një treg të shëndoshë, transparent dhe konkurrues të monedhës globale për politikë-bërësit dhe tregun nëpërmjet edukimit, kërkimit dhe advokimit.


Misioni dhe Vizioni

AFEA mbush një boshllëk në industri për domosdoshmërinë e një shoqate që do mund të ofrojë advokim për industrinë e FX në tërësi. AFEA u formua pjesërisht si një burim për rregullatorët dhe politikë-bërësit për të ofruar një larmi këndvështrimesh mbi temat me rëndësi për industrinë e FX, të tilla si mënyra se si funksionon tregu dhe si rregullat janë apo mund të ndikojnë në palë të ndryshme.

Më shumë

Përfaqësimi

i interesave

Përfaqësimi

jashtë vendit

Vendimarrje

e përbashkët

PUBLIKIME

në media, botime, etj

MBËSHTETJE

aftësimit profesional

ORGANIZIM

forume profesionale

Anëtarësimi

Si një anëtar i AFEA, subjekti juaj do të shtojë zërin e tij në strukturën e tregut në zhvillim FX, duke dhënë njohuritë dhe perspektivat tuaja të vlefshme për punën e grupit në një sërë fushash dhe problematika.


Çfarë përfitoj nëse i bashkohem AFEA?


  • Ju do të keni një zë të unifikuar drejt institucioneve publike, rregullatorëve dhe investitorëve, së bashku me aktorët e tjerë të tregut.
  • Akses në të dhëna të plota dhe në kohë reale mbi sektorin e këmbimit valutor.
  • Akses në evente, seminare, uebinare dhe sesione trajnimesh për rritjen e kapaciteteve profesionale.
  • Akses në rrjetet ndërkombëtare të këmbimit valutor përmes anëtarësimit në AFEA tek këto të fundit.
  • Mbështetje të pakufizuar nga shoqata dhe anëtarët e saj për çështje dhe shqetësime që prekin sektorin.


Më shumë