Rreth nesh

Shoqata Shqiptare e Këmbimit Valutor (AFEA ) përfaqëson interesat kolektive të pjesëmarrësve profesionistë të industrisë së këmbimit valutor me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes subjekteve që operojnë në fushën e këmbimit valutor si edhe me grupet e interesit të sektorit publik dhe privat, për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe në rritjen e standardeve në këtë fushë për një treg të shëndoshë, transparent dhe konkurrues të monedhës globale për politikë-bërësit dhe tregun nëpërmjet edukimit, kërkimit dhe advokimit.


Misioni dhe Vizioni

AFEA mbush një boshllëk në industri për një shoqatë tregtare që mund të ofrojë advokim për industrinë e FX në tërësi. afea u formua pjesërisht si një burim për rregullatorët dhe politikë-bërësit për të ofruar një larmi këndvështrimesh mbi temat me rëndësi për industrinë e FX, të tilla si mënyra se si funksionon tregu dhe si rregullat janë apo mund të ndikojnë në palë të ndryshme.

Ashtu si bankat, po ndikohen nga një sërë rregullash dhe përfaqësohen në zhvillimet e ndërmarra nga ligjvënësit dhe rregullatorët ne nivel Kombëtar apo Lokal ashtu edhe Zyrat e Këmbimit Valutor përfaqësohen nga anëtarët e AFEA tek Institucionet që krijojnë apo dhe zbatojnë këto rregulla. Gjithashtu, masat vetërregulluese që ndërmerren nga industria mund të komunikohen përmes dialogut të vazhdueshëm me rregullatorët dhe ligjvënësit brenda dhe jashtë vendit.

SHOQATA SHQIPTARE e KËMBIMIT VALUTOR ( AFEA ) operon në kontekstin specifik ekonomik me objektivin përfundimtar për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të ardhshëm të vendit, dhe në veçanti për të mbështetur dhe promovuar veprimtarinë dhe interesin e sektorit të këmbimit valutor në Shqipëri. Duke përfaqësuar sektorin e këmbimit valutor si brenda vendit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke zhvilluar bashkëpunimin me organizatat simotra dhe duke mbështetur aktivisht standardet më të mira në fushën e këmbimit valutor.

Objektivat kryesore të Shoqatës Shqiptare të Këmbimit Valutor

AFEA

  • Përfaqësimi i interesave të përbashkëta të anëtarëve duke u angazhuar me organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, autoritetet rregullatorë, organizatat financiare dhe shoqatat e tjera për të siguruar që zëri i anëtarëve të tij të dëgjohet duke iu përgjigjur të gjitha çështjeve që prekin industrinë
  • Përfaqësimi i interesave të anëtarëve të saj jashtë vendit nëpërmjet përfaqësimit të shoqatës në organe ndërkombëtare ekspertësh dhe organizata profesionale
  • Përfaqësimi i interesave të përbashkëta të anëtarëve përpara çdo gjykate, nëse është e nevojshme
  • Ndërmarrja e iniciativave për miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera, dhënia e mendimeve mbi projekt ligje dhe akteve të tjera që prekin sektorin e këmbimit valutor, pjesëmarrje në përgatitjen e drafteve në bashkëpunim me institucione të tjera ose me organe qeveritare shqiptare
  • Marrja e vendimeve që do të forcojnë solidaritetin profesional në marrëdhëniet mes anëtarëve
  • Përcaktimi i parimeve profesionale, duke siguruar kështu që funksioni i anëtarëve të jetë në përputhje me kërkesat e ekonomisë, me dinjitetin dhe disiplinën e kërkuar nga shoqata dhe profesioni
  • Mbështetja e aftësimit profesional të profesionistëve të sektorit të këmbimit valutor në mënyra dhe forma që korrespondojnë me nevojat e tregut dhe kërkesat e anëtarëve
  • Këshillimi dhe propozimi i masave për të lehtësuar modernizimin e aktiviteteve që kryhen nga anëtarët, përfshirë, por pa u kufizuar, në teknologjinë e punës dhe standardizimin
  • Ndërmjetësimi për të zgjidhur, në një mënyrë miqësore, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë midis anëtarëve
  • Organizimi i forumeve profesionale, mbledhjeve, simpoziumeve, konferencave, seminareve dhe kurseve për veprimtarinë e këmbimit valutor dhe shërbime të tjera këshilluese
  • Publikimi në media, buletine dhe botimet të tjera profesionale me qëllim mbajtjen e informuar të anëtarëve dhe palëve të treta në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin e këmbimit valutor
  • Zhvillimi i aktiviteteve të tjera për të mbështetur interesin anëtarëve të shoqatës
  • Çdo aktivitet tjetër që mund të jetë i lidhur, ndihmës, pasues ose si rrjedhim i objektivave të shoqatës ë përcaktuar këtu

Organizimi i shoqatës

ASAMBLEJA E ANËTARËVE - ORGANI VENDIMMARRËS

  • Asambleja e anëtarëve, përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë së shoqatës dhe mbikëqyr rregullisht realizimin e tyre
  • Shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe administrative
  • Miraton buxhetin e shoqatës, miraton pasqyrat financiare të shoqatës
  • Nxjerr politika dhe rregullore të brendshme për funksionimin e shoqatës
  • Zgjedh dhe shkarkon bordin mbikëqyrës, kryetarin e bordit mbikëqyrës dhe drejtorin ekzekutiv
  • Vendos për çdo çështje tjetër që nuk është kompetencë specifike e ndonjë organi tjetër të shoqatës

BORDI MBIKËQYRËS – ORGANI POLITIKË BËRËS DHE MONITORUES

Bordi mbikëqyrës është organi më i lartë politikë bërës, ai është organi kontrollues dhe monitorues i shoqatës. Bordi mbikëqyrës ka kompetencat të:

  • Të mbikëqyrë veprimtarinë e shoqatës
  • Të nxjerrë politika/procedura dhe rregullore në bazë të të cilave shoqata dhe organet ekzekutive organizojnë veprimtarinë e tyre
  • Të mbikëqyrë zbatimin e vendimeve të miratuara
  • Të ushtrojë kontroll në lidhje me menaxhimin financiar të shoqatës
  • Të analizojë raportet tremujore dhe vjetore të hartuara nga zyra ekzekutive
  • Të krijojë komitete teknike
  • Të japë opinione dhe propozime

Bordi mbikëqyrës, në çdo kohë, mund t’i kërkojë informacion drejtorit ekzekutiv dhe zyrës ekzekutive lidhur me çështje të ndryshme brenda fushës së tij të veprimtarisë

DREJTORI EKZEKUTIV - ORGANI EKZEKUTIV

Drejtori ekzekutiv është përfaqësuesi ligjor i shoqatës shqiptare të këmbimit valutor, është zëdhënësi i shoqatës dhe do të mbajë qëndrimet publike duke ndjekur procedurën e përshkruar në rregulloren e brendshme specifike të shoqatës. Për sa i përket marrëdhënieve të jashtme, do të jetë përgjegjës për:

  • Përfaqësimin e shoqatës tek organet qeveritare, autoritetet rregullatorë, organizatat financiare, shoqatat e tjera, gjykatat dhe ndonjë palë tjetër e tretë
  • Mbajtjen e qëndrimeve publike në emër të shoqatës në koordinim me kryetarin e bordit mbikëqyrës

ORGANET MBËSHTETËS - ZYRA EKZEKUTIVE DHE STAFI MBËSHTETËS

Zyra Ekzekutive është organi mbështetës i shoqatës dhe do të asistojë organet drejtuese të shoqatës në zbatimin e detyrave të tyre funksionale, zyra ekzekutive menaxhohet dhe mbikëqyret ne mënyrë te drejtpërdrejtë nga drejtori ekzekutiv i shoqatës, i cili ndër të tjera vendos edhe lidhur me listën e detyrave që zyra ekzekutive duhet të përmbushë.

Zyra Ekzekutive është përgjegjëse për:

  • Zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese të shoqatës
  • Dërgimin e njoftimeve për mbledhjet e ardhshme të organeve drejtuese
  • Mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të organeve drejtuese dhe të gjithë procesverbaleve të tjera të shoqatës
  • Asistimin e drejtori ekzekutiv në zbatimin e buxhetit vjetor dhe planit të biznesit
  • Mbledhjen e tarifave të anëtarësimit
  • Përgatitjen e pasqyrave financiare të shoqatës
  • Përmbushjen e çdo detyrimi tjetër të parashikuar në këtë statut dhe/ ose rregullore të brendshme
  • Përmbushjen e çdo detyre tjetër të caktuar nga drejtori ekzekutiv dhe të përfshirë në kontratën e tyre të punës

Gjithashtu si staf mbështetës bordi mbikëqyrës i shoqatës në çdo kohë mund të kontraktojnë ekspertë të jashtëm, këshilltarë dhe grupe pune për t’i asistuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre. Organizimi, shpërblimi dhe afati për sa parashikuar më sipër, vendosen përkatësisht nga bordi mbikëqyrës rast pas rast.