Si një anëtar i AFEA, subjekti juaj do të shtojë zërin e tij në strukturën e tregut në zhvillim FX, duke dhënë njohuritë dhe perspektivat tuaja të vlefshme për punën e grupit në një sërë fushash dhe problematika. AFEA u krijua në tetor 2021 për të përfaqësuar interesat kolektive të pjesëmarrësve profesionistë të industrisë së këmbimit valutor me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes subjekteve që operojnë në fushën e këmbimit valutor si edhe me grupet e interesit të sektorit publik dhe privat, për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe në rritjen e standardeve në këtë fushë për një treg të shëndoshë, transparent dhe konkurrues të monedhës globale për politikëbërësit dhe tregun, nëpërmjet edukimit, kërkimit dhe advokimit.
Çfarë përfitimesh do keni nëse i bashkoheni Shoqatës Shqiptare të Këmbimit Valutor?
Anëtarësia
- Ju do të keni një zë të unifikuar drejt institucioneve publike, rregullatorëve dhe investitorëve, së bashku me aktorët e tjerë të tregut
- Akses në të dhëna të plota dhe në kohë reale mbi sektorin e këmbimit valutor.
- Akses në evente, seminare, uebinare dhe sesione trajnimesh për rritjen e kapaciteteve profesionale.
- Akses në rrjetet ndërkombëtare të këmbimit valutor përmes anëtarësimit në AFEA tek këto të fundit.
- Mbështetje të pakufizuar nga shoqata dhe anëtarët e saj për çështje dhe shqetësime që prekin sektorin.
PROCESI I ANËTARËSIMIT
Hapi i dytë
Hapi i tretë
Hapi i katërt
Hapi i pestë
Kodi i sjelljes dhe standardi i praktikave të mira
Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë miratuar dhe zbatojnë kodin e sjelljes dhe standardin e praktikave të mira. Shoqata, siguron dhe jep udhëzime të përgjithshme mbi vlerat etike, morale dhe standardet më të larta që subjektet anëtare duhet të ndjekin në punën e tyre të përditshme, përveç zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator.
Shoqata, në çdo kohë, siguron pajtueshmërinë e plotë sipas parimeve për:
- PAVARËSI - anëtarët do të veprojnë në mënyrë të pavarur nga çdo interes i jashtëm ekonomik ose politik, por edhe nga çdo paragjykim që lidhet me bindjet politike, ekonomike, sociale, filozofike dhe/ose etike.
- ANGAZHIM - anëtarët e shoqatës do të angazhohen për të vepruar në interesin më të mirë të sektorit të këmbimit valutor dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në aktivitetin e shoqatës. Ata do të sillen në mënyrë të përgjegjshme në të gjitha aktivitetet që lidhen me veprimtarinë e këmbimit valutor dhe në përgjithësi.
- KONFIDENCIALITET - anëtarët do të respektojnë parimin e konfidencialitetit dhe të fshehtësisë profesionale, dhe do të ushtrojnë kujdesin e duhur në mos-shpërndarjen e informacionit konfidencial të marrë si rezultat i pjesëmarrjes në aktivitete që lidhen me shoqatën.
BËHU ANËTAR
Bëhuni anëtarë të AFEA – të gjithë subjektet e interesuar mund të aplikojnë drejtuar nëinfo@afea.al.al me subjekt “Kërkesë e re për anëtarësim” ose duke plotësuar formularin: